leoni

Kryeministri Haradinaj: Shteti i Iowas na ka mbështetur në vazhdimësi në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së

Kryeministri Haradinaj: Shteti i Iowas e ka mbështetur vazhdimisht Kosovën në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj në shënim të 10-vjetorit të pavarësisë është takuar në Konsullatën e Republikës së Kosovës në shtetin Iowa më përfaqësues të institucioneve  si dhe me Gardën Kombëtare të këtij vendi por edhe me bashkatdhetarë të shumtë. Ai e ka vlerësuar lartë mbështetjen e vazhdueshme të këtij shteti në ngritjen e kapacitete të FSK-së.

“Në shënim të jubileut të dhjetë të pavarësisë, u mblodhëm bashkë në Konsullatën e Republikës së Kosovës në shtetin Iowa me miqtë e Gardës Kombëtare, përfaqësues të institucioneve publike, të botës akademike, si dhe bashkatdhetarë. Shteti i Iowas na ka mbështetur në vazhdimësi në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në profesionalizimin e saj. Fokus për të ardhmen do të jetë aftësimi i rinisë sonë dhe për këtë përfaqësuesit e universiteteve të Iowa-s shprehen gatishmërinë për vendosjen e bashkëpunimit me universitetet e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …