Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka shprehur pikëllimin e tij për ndarjen nga jeta bashkëluftëtarit Skender Krasniqi. Ai ka thënë se Krasniqi është shembull prej luftëtari e atdhetari, do të kujtohet ndër breza. “I pikëlluar për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë, Skender Krasniqi. Skenderi ishte luftëtar i orëve të para, i gatshëm për sakrificë, sa herë që e kërkoi atdheu. Shembulli i tij prej luftëtari e atdhetari, do të kujtohet ndër breza. Ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve të tij. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar ai.
