Kryeministri Haradinaj, me rastin e 18-vjetorit të vdekjes së Rrahim Beqirit-komandant ‘Roki’, sot ka bërë homazhe tek lapidari i tij, në fshatin Kopërnicë të Dardanës. Ai, tha se si çdo popull që i ka qëllimet dhe interesat e veta, e të cilave duhet t’i shërbejmë, edhe shqiptarët i kanë, por interesat e shqiptarëve nuk janë interesa armike për popujt tjerë, por janë të drejta për ne si popull. Sipas njoftimit kryeministror, para të pranishmëve, Haradinaj, tha se duke i përfunduar punët tona, ashtu siç i kanë përfunduar heronjtë tanë, të cilët kanë dhënë gjithçka nga vetja deri në flijim, sikur komandant Roki, është detyrë jona të jemi në kohë, të kërkojmë llogari dhe të besojmë në vetvete. Nga një fjalë para të pranishmëve e mbajtën edhe kryetari i Komunës së Dardanës, Qëndron Kastrati, bashkëluftëtari nga Tetova, Fexhri Hasipi dhe djali i komandant Rokit, Vedat Beqiri. Kryeministri në detyrë, Haradinaj, gjatë ditës ka bërë homazhe edhe te varrezat e dëshmorëve.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …