Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka kujtuar në 100 vjetorin e vdekjes njeriun që bëri shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemalin. Ai ka thënë se Qemali ka lënë trashëgimi të përjetshme tek shqiptarët. “Sot një shekull më parë vdiq strategu themelues i shtetit modern shqiptar, Ismail Qemail Vlora, i cili iu la shqiptarëve trashëgiminë e përjetshme, Shqipërinë e mëvetësishme. Frymëzim për atdhetarët, udhërrëfyes dhe emblema e Shqipërisë, si kryetar i parë i Qeverisë shqiptare, bashkoi shqiptarët që të rreshtohen me idealet e lirisë, për një shtet të bazuar në vlerat Perëndimore. I përjetshëm kujtimi për shtetformuesin, ikonën e pavarësisë sonë!”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare, po intensifikohen, retorika dhe veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje kundër Listës Serbe
Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare, retorika dhe veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Listës Serbe po …