Kryeministri Haradinaj takon ministrin e Shtetit për Forca të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Mark Lancaster

Kryeministri Haradinaj takon ministrin e Shtetit për Forca të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Mark Lancaster

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit zyrtar në Mbretërinë e Bashkuar, ka zhvilluar një takim bilateral me Ministrin e Shtetit për Forca të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Mark Lancaster. Haradinaj e njoftoi ministrin Lancaster për zhvillimet e përgjithshme politike dhe të sigurisë në vend, duke kërkuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe procesin e tranzicionit në Forca të Armatosura të Kosovës. “Mbretëria e Bashkuar ka luajtur rol të jashtëzakonshëm për Kosovën dhe ka qenë një ndër mbështetëset kryesore të progresit të arritur deri më tani. Falënderojmë gjithë gratë dhe burrat e Mbretërisë së Bashkuar që kanë shërbyer në Kosovë. Kosova është mirënjohëse dhe është aleat i juaji”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar nevojën e bashkëpunimit dhe përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar për Kosovën.

Duke konsideruar se FSK-ja është forcë e cila i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë, kryeministri Haradinaj në takim me ministrin Lancaster, ka shqyrtuar mundësitë e pjesëmarrjes së Forcës së Sigurisë në operacionet paqeruajtëse në kuadër të trupave ushtarake britanike. Gjatë takimit, Haradinaj theksoi synimin e Kosovës që sa më shpejtë të jetë pjesë e Aleancës Veriatlantike dhe mekanizmave tjerë të sigurisë, duke thënë se për këtë është duke u punuar ngushtë me aleatët tanë. “Marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona do të thellohen edhe më tepër. Ju sigurojë se Kosova mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në NATO dhe BE”, tha Haradinaj. Ministri i Shtetit për Forca të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Mark Lancaster, tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdoj të mbështesë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …