Kryeministri Haradinaj, takon punëtorët e administratës komunale në Deçan

Më një ceremoni të organizuar nga i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ku të pranishëm ishin të gjithë punëtorët e administratës komunale, asamblistë këshillat të fshatrave, e struktura të partisë bashkë kanë pritur kryeministrin e Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj. Me këtë rast kryetari Ramosaj, bëri edhe prezantimin e punëve të kryera brenda vitit kalendarik 2018 gjithnjë duke falënderuar kryeministrin Haradinaj për mbështetje te projekteve dhe bashkëpunëtorët komunal për punën më përkushtim në realizimin e projekteve në fushat të ndryshëm në të mirë të qytetarëve të komunës së Deçanit. Ramosaj tha se mbi 70 projekte janë implementuar gjatë viti 2018 për të cilat u jam shumë mirënjohës të gjithë bashkëpunëtorëve të mi të cilët me punë dhe përkushtim arritëm që të mbyllim një vit të suksesshëm tha ndër të tjera kryetari Ramosaj. Ndërsa Kryeministri Ramush Haradinaj tha se kamë kënaqësinë që të jem pjesë në këtë ceremoni kaq të mirë të organizuar nga komuna e Deçanit, përkatësisht vendlindja ime, këtu në mesin tuja unë jam biri dhe vëllai juaj. Në këtë takim të përbashkët ne po festojmë punët e mira që janë bërë e do të bëhen, por edhe për t’i dëgjuar hallet e secilit banor. Sot, edhe pse të sfiduar, kemi krijuar vlerë të re. Ne krijuam ushtrinë tonë dhe jemi më të mbrojtur. Duke pasur më shumë produkte vendore në tavolinat tona, ne jemi vetvetja. Ka ardhur koha që ne të besojmë dhe të sillemi si shtet!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …