leoni

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi: Rënia për liri është sakrifica më supreme

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi: Rënia për liri është sakrifica më supreme

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore të 19 vjetorit të rënies së dëshmorëve Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj. Ai Thaçi ka thënë se me nderimet më të larta institucionale po përkujtohen këta katër dëshmorë të rënë heroikisht më 16 prill 1999. “Liria ka qenë dhe mbetet vlera më e çmuar e njerëzimit”, ka thënë ai, duke shtuar se “rënia për liri është sakrifica më supreme”. Kreu i shtetit ka thënë se për dallim nga të gjitha periudhat historike, në vitet 1998-1999 përpjekjet për çlirimin e Kosovës ishin një realitet më i dukshëm se kurrë më parë.

Ai ka thënë se jo vetëm komandantët e shquar ishin sprovuar për dy vjet në beteja e fronte lufte, por edhe të rinjtë 20 vjeçar si Luan Nimanaj ishin të gatshëm për të luftuar deri në pikën e fundit të gjakut. “Ushtria Çlirimtare e Kosovës, si organizatë ushtarake dhe politike, kishte bashkuar djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë më të vendosur që ta bëjnë realitet ëndrrën e shumë brezave – çlirimin e Kosovës”, u shpreh Thaçi. Ai ka thënë se Shkëlzen Haradinaj ishte një ndër pjesëtarët e hershëm të UÇK-së, i cili me energji të pashtershme ndihmonte lëvizjen e pjesëtarëve të UÇK-së që furnizoheshin me armatim, duke shtuar tutje se “Luan Haradinaj kishte rënë dëshmor në luftën pranë kufirit, në përpjekje për të hyrë sa më parë në Kosovë, që në maj 1997”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …