Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një interviste dhënë një televizioni serb ka deklaruar se fuqitë e kryetarit të vendit janë të qarta, dhe se territoret dhe kufijtë e Kosovës nuk janë nën juridiksionin e tij. “Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përfaqëson vendin, territoret dhe kufijtë nuk janë në autoritetin e presidentit. Sovraniteti dhe integriteti i Kosovës janë kategori kushtetuese. Tek ne Kushtetuta respektohet”, ka shtuar Haradinaj. Ndërkaq i pyetur nëse ekziston mundësia që Kosova ta pranojë caktimin e kufijve ashtu siç e sheh kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Haradinaj është përgjigjur shkurt me “jo”. “Është e gabueshme të flitet për këtë. Kemi kaluar tashmë nëpër tragjeditë e viteve të ’90-ta. Tani i kemi kufijtë dhe ndoshta jo të gjithë jemi të kënaqur me këta kufij, por nëse nuk i respektojmë edhe ata, atëherë çfarë do të ndodhë”, ka shtuar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …