Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka folur për grevat, për të cilat tha se i mirëkupton dhe se veprimet e tilla sindikale janë krejt normale. Tha se e mirëpret edhe vendimin e Kuvendit për rrëzimin e Qeverisë nëse i siguron 61 vota. “Grevat janë rezultat i ligjit, të gjithë po kërkojnë pozicione më të mira në ligj. Është krejt normale që ka greva kur bënë ligj. Të gjithë e kanë frikën se si do ti pozicionoj ligji. Çdo vit do të pasojnë rritjet por do të kemi ligj për pagat. Besoj që do të jemi gati për ligjin. Kjo puna e rrëzimit të Qeverisë po vazhdon prej ditës që ia kam nisur, nëse i kanë 61 vota unë e mirëpres vendimin”, tha ai. Kryeministri ka siguruar edhe njëherë prindërit se orët e humbura mësimore do të kompensohen.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …