Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka komentuar deklaratën e mbrëmshme të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli lidhur me taksën e vënë ndaj Serbisë duke thënë se qëndrimet e ndryshme të udhëheqësve lidhur me taksën po e dobësojnë vendin. Lidhur me marrëdhëniet me kryeparlamentarin Veseli dhe qëndrueshmërinë e koalicionit qeverisës, shefi i Qeverisë tha se qasje e Veselit është e gabuar dhe se nuk është me rëndësi jetëgjatësia e koalicionit, por e rëndësishme sipas tij është mbrojtja e interesit nacional. “Nuk e kam takuar qe një kohë, takohemi kohë pas kohe por mendoj se e ka qasjen e gabuar edhe Thaçi dhe këta që e kanë dobësuar Kosovën sa që Serbia sot me qit kushte për me ardh në tavolinë dhe këta njerëz që e kanë udhëhequr vendin, nuk pranoj me qit kushte Serbia për dialogu. Nuk e jap tregun, ne flasim me Amerikën si me familje, por familjes duhet t’i tregosh se ku po të dhemb”, tha Haradinaj. Këto deklarata kryeministri i ka bërë pas takimit që pati me Azgan Haklaj, presidentin e Unionit Artistik të Kombit Shqiptar të cilin e ka nderuar me dekoratën ‘Gjergj Kastrioti –Skënderbeu’
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …