Kryeministri Haradinaj thotë se shqiptari e njeh kodin e faljes si virtyt dhe kjo ishte dhe mbeti fuqia e tij

Kryeministri Haradinaj thotë se shqiptari e njeh kodin e faljes si virtyt dhe kjo ishte dhe mbeti fuqia e tij

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marr pjesë sot në Akademinë perkujtimore kushtuar tre heronjve të kombit Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu e cila është mbajtur në Junik me rastin e 22 vjetorit të rënies heroike të tyre. Gjatë kësaj ngjarje dy familje shqiptare që kanë qenë në hasmëri i kanë shtrirë dorën e pajtimit njera tjetrës. “Shqiptari e njeh kodin e faljes si virtyt dhe kjo ishte dhe mbeti fuqia e tij. Sot isha dëshmitar i një vepre fisnike shqiptare në Junik. Në nderim të 22-vjetorit të rënies së heronjve të kombit Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu dhe si shenjë e unitetit tonë, Bashkim Knushi i zgjati dorën e pajtimit familjes së Ahmet Shehut duke i dhënë fund armiqësisë, si një plagë jona që duhet mbyllur përfundimisht, duke ia besuar ligjit lirinë. Familjet Knushi e Shehu, qofshin faqebardhë!”, ka shkruar Haradinaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …