Ramush Haradinaj: AAK-ja nuk pretendon se do të jetë e parë në zgjedhje por të të arrijë ndonjërin nga postet kryesore

Kryeministri Haradinaj thotë se tenderi i shpallur nga AQP mund të jetë në kundërshtim me ligjet e prokurimit publik

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj tenderit publik për blerjen e produkteve serbe. Ai përmes një publikimi në rrjetin social ka thënë se shpallja e këtij tenderi është në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe se pas identifikimit të personave përgjegjës do të fillohet procedura disiplinore dhe penale. “Sot, në media jam njoftuar për tenderin e shpallur nga AQP, e që mund të jetë në kundërshtim me ligjet e prokurimit publik. Tashmë kemi kontaktuar institucionet përgjegjëse dhe jemi në pritje të qartësimit të problemit dhe identifikimit të personave përgjegjës, ndaj të cilëve menjëherë do të fillohet procedura në përputhje me ligjet në fuqi”, ka shkruar Haradinaj. Agjencia Qendrore e Prokurimit, përmes 23.5 milionë eurove të taksapaguesve kosovarë, shfuziqon vendimin e qeverisë për taksën 100% ndaj prodhimeve serbe. Përmes një tenderi që ka hapur me 14 janar AQP-ja kërkon blerjen e produkteve nga “EuroKrem”, “Plazma”, “Vegetë”, “Pop-Kek”, “Argeta”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …