Kryeministri Haradinaj u takua me koordinatoren për zhvillimin e OKB-së në Kosovë Ulrika Richardson

Kryeministri Haradinaj u takua me koordinatoren për zhvillimin e OKB-së në Kosovë Ulrika Richardson

Kryeministri, Ramush Haradinaj priti në takim koordinatoren për zhvillimin e OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson. Pas takimit të zhvilluar, kryeministri Haradinaj ka shkruar se në takim me zonjën Ulrika Richardson – Kordinatore për zhvillim e OKB-së në Kosovë, ështënjoftuar për reformat e reja që kjo organizatë po implementon në misionet e saja përfshirë edhe Kosovën, duke e vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm për të fuqizuar rolin dhe koordinimin më të mirë të institucioneve të vendit dhe 15 agjencioneve të kësaj organizate, prezente në vend. Përkraha idenë e zbatimit në praktikë të fondit të besimit të Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm – SDG, në favor të fuqizimit të rolit të institucioneve tona dhe bashkëpunimit më Agjencitë e OKB-së, si një mekanizëm i nevojshëm për të rritur efikasitetin dhe adresuar më mirë interesat e shoqërisë, duke u fokusuar në tema të veçanta dhe në rezultate konkrete, ka shkruar në mes tjerash kryeministri, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …