leoni

Kryeministri, Haradinaj, u takua me sekretarin e shtetit të Vatikanit, Kardinalin, Pietro Parolin

Kryeministri, Haradinaj, u takua me sekretarin e shtetit të Vatikanit, Kardinalin, Pietro Parolin

Ramush Haradinaj, gjatë takimit me sekretarin e shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, me të cilin ka diskutuar për avancimin e partneritetit në mes të dy vendeve,ai gjithashtu  ka kërkuar njohjen e Kosovës nga Vatikani. “Takim i ngrohtë me sekretarin e shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin. Ndihem i nderuar me vizitën e Tij që po i bën Kosovës, një dëshmi e përkushtimit të përbashkët për avancimin  e marrëdhënieve bilaterale me shtetin e Vatikanit. Kosova dhe populli i saj, ndër shekuj kanë dëshmuar vlera perëndimore dhe sot jemi të përkushtuar si shtet në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe lirisë fetare në vend. Këtë përkushtim ia shpreha edhe Sekretarit Parolin, duke shprehur zotimin tonë, për avancimin e këtij partneriteti dhe duke kërkuar njëkohësisht njohjen nga Selia e Shenjtë”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …