Kryeministri Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka folur për atë se çka e pret Kosovën pas zgjedhjeve që do të mbahen në BE. Ai ka thënë se është e vështirë të bëhen parashikime për rezultatin e zgjedhjeve, mirëpo se sipas tij udhëheqësia e re e BE-së duhet të fokusohet më shumë për problemet e Ballkanit. “Është zor me ba parashikime për rezultat të zgjedhjeve. Do të ketë një ruajtje të besimit nga BE-ja. Shpresojmë që BE-ja do ta rritë fokusin në Ballkan, ne jemi në komunikim direkt me SHBA-të për zhvillimet rreth nesh. Besojmë që një bashkëpunim i ngushtë do të jetë mes vendit tonë, Serbisë dhe BE-së”, ka thënë ai. Duke folur për fondet e dhëna nga Bashkimi Evropian, Haradinaj ka thënë se Serbia të njëjta po i keqpërdor duke blerë armë në Rusi. “Serbia po blen armë në Moskë. Ato armë janë për qëllim të luftëra dhe kushtojnë shumë pare dhe me këtë po i bjen që Serbia po i mer paratë e taksapaguesve dhe po hap vende të reja në Moskë. BE-ja s’po ankohet po jep prapë fonde”, ka theksuar kryeministri.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …