Kryeministri Haradinaj: Lufta me Serbinë ka marr fund por përmbyllja e saj do të ndodhë me njohje reciproke

Kryeministri Haradinaj udhëton sot për në Bruksel ku do të takohet me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj do të udhëtojë sot për në Bruksel ku do të marrë pjesë në një takim jo formal me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kryeministrat e Kosovës, Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës janë të ftuar nga shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian Federica Mogherini. Këshilltari për media i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi tha për KosovaPress se Haradinaj dhe homologët e tij nga katër shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të ftuar në një darkë nga Mogherini për nder të festave të fundvitit.

“Kryeministri Haradinaj do të niset për Bruksel në takim me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor”, tha Matoshi për KosovaPress. Në takimin e tretë të këtij lloji për këtë vit, përfaqësuesja e lartë dhe kryeministrat pritet të diskutojnë zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën për 2018, viti që do t’u ofrojë partnerëve në rajon mundësinë e vetme për të ecur përpara në rrugën e integrimit në BE. Përveç Haradinajt në Bruksel të Mogherini do të jenë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë Zoran Zaev, i Malit të Zi Dushko Markoviq , kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Denis Zvizdiq.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …