Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka kryesuar takimin e Këshillit për zbatimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civil. Haradinaj, ka vlerësuar lartë kontributin e shoqërisë civile në zhvillimin e vendit, raporton Ekonomia Online. Por ai ka kërkuar nga shoqëria civile të jetë të pavarur të ruajnë privatësinë, ngase nuk i pëlqen përkëdhelja. “Ne jemi demokraci e re dhe qeveria është e re sapo është formuar, dëshirojmë të pasurohemi më tutje, por edhe ajo që na intereson tuje është strategjia. Unë pres që ju të jeni vetvetja, ta ruani pavarësinë e tuaj sepse ne nuk e vlerësojmë përkëdheljen”, ka thënë Haradianj.
Haradinaj më tej ka shtuar se zbatimi i MSA-së sjell liberalizimin e vizave dhe statusin e vendit kandidat. “Me zbatimin e MSA-së është vetvetiu materia që sjell liberalizimin na e dimë që e lidhë këtu edhe marrëveshja e demarkacionit, sepse marrëveshja që nuk është ratifikua nga të dy parlamentet është projekt marrëveshje. Ne nuk do të bëjmë ndonjë zbulim”, ka theksuar Haradinaj.