Kryeministri Haradinaj pranon urime të shumta nga liderë botërorë me rastin e festave të fundvitit

Kryeministri Haradinaj ka bërë thirrje për votimin e demarkacionit

Kryeministri, Ramush Haradinaj ju ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që ta votojnë demarkacionin sepse nuk ka arsye që për interes nacional të ketë ndarje. Është e pakuptimta pozicioni i mos përkrahjes së demarkacionit, në situatën e re të krijuar, konkretisht me deklaratën e dy presidentëve dhe mundësinë me u heq bllokimi i vendit, theksoi kryeministri, Ramush Haradnaj. Gjatë konferencës për medie, ai theksoi më tutje se çështja e votës është proces derisa ndodh. Ne e kemi votën por duhet të jemi serioz dhe vigjilent që të mos ndodhë ndonjë dështim. Për këtë arsye ne shkojmë me seriozitet të madh që të martën të jenë të gjithë. Mungesa e një deputeti në seancë të martën është porosi me mbajt Kosovën në izolim. Ne kemi negociuar me listën serbe, s’kemi gjet një gjuhë të përbashkët deri tani. I bëjë thirrje Visarit e kolegëve tjerë të mendojnë pak ku jemi ardhur. Nëse në këso momente nuk e kuptojmë rolin tonë, nuk e di si do të reflektojnë proceset, deklaroi kryeministri, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …