Me rastin e Ditës së Tokës, kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë thirrje që të ruhet ambienti. “Përgjegjësia jonë karshi natyrës dhe ambientit ku jetojmë, duhet të shfaqet çdo ditë. Sot kur shënojmë Ditën e Tokës, më shumë se kurrë, na duhet ndërgjegjësim e veprim në mbrojtje të ambientit. Ta ruajmë bukurinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
