leoni

Hoti: Nuk do të ketë zgjidhje që lë problemin hapur, as pazare e koncesione me Serbinë por njohje reciproke

Kryeministri Hoti e përkujton masakrën e Serbenicës, thotë populli i Kosovës e ka përjetuar vetë gjenocidin serb

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka përkujtuar 25 vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Hoti thotë se tragjedi të tilla i ndodhën edhe Kosovës, që po ashtu pësoi vuajtje dhe tragjedi të mëdha nga i njëjti agresor. “Sot, në 25-vjetorin e gjenocidit serb në Srebrenicë, lutemi për 8372 viktimat civile boshnjake, të cilët u ekzekutuan pamëshirshëm nga Ushtria e Republikës Serbe të Ratko Mlladiqit. Barbaria që ndodhi më 11 korrik 1995 në Srebrenicë, paralajmëroi se tragjedi të tilla përmasash apokaliptike mund të ndodhin edhe më vonë dhe për fat të keq ato ndodhën! I ndodhën edhe popullit të Kosovës, i cili, po ashtu, pësoi vuajtje dhe tragjedi të mëdha nga i njëjti agresor që në prag të shekullit XXI, me qëllim të mbizotërimit në rajon, po synonte zhbërjen e etnive të tjera. Por, ndonëse me vonesë, pasi kishin ndodhur shumë gjakderdhje, ndërsa qindra-mijëra jetë njerëzish ishin shuar, bota demokratike ndërhyri për t’i shpëtuar popujt e shtypur dhe për ta ndalur njëherë e përgjithmonë makinerinë e Millosheviqit. Populli i Kosovës, që e përjetoi edhe vetë gjenocidin serb gjatë viteve 1998-’99, bashkëndien me popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës! Zoti i bekoftë viktimat e Srebrenicës! Zoti i bekoftë popujt liridashës kudo në botë!

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …