Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Nicholas Abbott. Përmes një postimi Hoti tha se me Abbott, kanë diskutuar rreth çështjes së dialogut mes Kosovës e Serbisë si dhe për sundimin e ligjit. ”I kënaqur të fillojë ditën në zyrë me partnerët më të ngushtë të Kosovës. Mirëpres përkushtimin e Qeverisë britanike dhe ambasadorit Abbott për forcimin e sundimit të ligjit dhe përkrahjen e tyre për procesin e dialogut”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …