Kryeministri Hoti, gjatë takimit me kryetarët komunave, ka diskutuar edhe lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021

Kryeministri Hoti, gjatë takimit me kryetarët komunave, ka diskutuar edhe lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021

Kryeministri  Hoti, pas takimit me kryetarët komunave, ku është diskutuar për fillimin e vitit të ri shkollor, nuk ka bërë të ditur nëse në këtë takim është marrë ndonjë vendim, por ka thënë se takimi ka qenë shumë i rëndësishëm. Ai tha se “Master-plani” do të kalojë në Qeveri së shpejti dhe më pas do të merret vendimi nga Ministria e Arsimit. Hoti  ka folur edhe për masa të reja ndaj pandemisë, ku ka thënë se nuk pritet të ketë lehtësim të tyre, ndërsa është shprehur i kënaqur me respektimin e  masave aktuale nga qytetarët. “Nuk them se do të shkojmë nga lirimi i masave, pro ajo çfarë po vërejmë është se është krijuar një kulturë e respektimit të tyre, nuk sheh qytetarë pa maska”, ka thënë kryeministri, Hoti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …