Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka falënderuar deputetët e Kuvendit për votimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike. Ai ka thënë se nga ky projektligj, qytetarët do ta ndjejnë përkrahjen direkte të qeverisë. “U jam mirënjohës dhe u falënderohem të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët besuan dhe e mbështetën Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike të Qeverisë së Kosovës. Nga ky ligj, qytetarët dhe bizneset do ta ndjejnë përkrahjen direkte të qeverisë, që bashkërisht t’i kalojmë sa më lehtë pasojat e shkaktuara nga epidemia ka shkruar, Hoti.
