Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim policët e plagosur në krye të detyrës, Artur Mrasori dhe Jetmir Hasanaj, të kthyer nga trajtimi mjekësor jashtë vendit. Me këtë rast, ai tha: “Sot po takojmë dy policët që janë lënduar, kanë pësuar në krye të detyrës dhe përmes këtij takimi të dy policëve, takojmë simbolikisht të gjithë ata policë që janë lënduar në krye të detyrës, si shenjë respekti që shteti i Kosovës ka për ata që janë duke kryer detyrën shtetërore për sigurinë e qytetarëve, për sigurinë publike, që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre”. Më tej Hoti, teksa vlerësoi punën e zyrtarëve policorë, tha se çdo ditë që dalin në mëngjes, ata përshëndeten me familjen duke mos ditur se si do të kthehen në mbrëmje dhe kjo tregon një përkushtim të lartë që kanë këta zyrtarë shtetërorë në punën e tyre të përditshme.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …