Kryeministri, Avdullah Hoti, ka kërkuar respektimin e masave kundër COVID-19 me fillimin e vitit të ri shkollor. “Në këtë mënyrë arrijmë ta shpërndajmë dijen, por jo edhe virusin”, ka shkruar ai. Sipas tij, fillimi i vitit shkollor është emocion i madh, ndërsa dita e parë e shkollës për fëmijët, që për herë të parë ulen në bankat shkollore, mbetet kujtim i rrallë dhe i papërsëritshëm. “Mirëpo, ky vit shkollor është ndryshe nga të tjerët, andaj ndryshe edhe duhet të sillemi”, ka shkruar Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …