Hoti

Kryeministri Hoti: Nëse nuk arrihet një zgjidhje për kryetarin e vendit, do të mbahen zgjedhje të reja

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka përsëritur edhe një herë se nëse nuk arrihet një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja. Këtë deklaratë Hoti e dha sot gjatë një bisede që pati me raportuesin për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Peter Beyer. “Kryeministri Hoti ngriti edhe çështjen e presidentit, ku theksoi gatishmërinë e subjekteve politike për të arritur një zgjidhje, ndërkohë që nënvizoi se nëse nuk do të ketë zgjidhje për këtë çështje vendi duhet të shkojë në zgjedhje”, ka njoftuar zyra për informim e Qeverisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ-ja sot do të fillojë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të fillojë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit …