leoni

Hoti: Qeveria e Kosovës do ta mbështesë Telekomin, këtë ndërmarrje me interes strategjik për vendin

Kryeministri Hoti paralajmëron masa ekstreme nëse nuk respektohen këshillat e institucioneve shëndetësore

Kryeministri, Avdullah Hoti ka paralajmëruar se do të merren masa ekstreme nëse nuk respektohen këshillat e institucioneve shëndetësore. Ai ka thënë se ritmi i madh i të infektuarave me koronavirus mund ta bllokoj Kliniken Infektive dhe mjekët të përballen edhe me dilema morale se cilit pacient t’i japin përparësi për trajtim. “Ato skena i kemi parë në vendet që e përjetuan shumë rëndë këtë pandemi. Nuk mund të lejojmë të na krijohen situata të tilla. Nëse vazhdon ky ritëm, do të detyrohemi t’i kthejmë masat e izolimit total, të cilat do të kenë pasoja të rënda për ekonominë dhe familjet tona. Mos përmbushja e këtyre masave rrezikon shëndetin e qytetarëve dhe, rrjedhimisht, është e dënueshme. Nuk do të ketë tolerancë për askënd që shkel këto rregulla. Nuk mund të pësojmë si shoqëri për shkak të papërgjegjësisë së bartësve të institucioneve apo bizneseve që nuk i ndërmarrin masat mbrojtëse adekuate, ka shkruar kryeministri, Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …