Kryeministri Hoti: Qeveria e Britanisë së Madhe vazhdon mbështetjen për institucionet e Kosovës

Kryeministri Hoti: Qeveria e Britanisë së Madhe vazhdon mbështetjen për institucionet e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me ambasadorin britanik, Nicholas Abbott sipas të cilit Britania e Madhe do të ofrojë mbështetje për Këshillin e ekspertëve dhe Zyrën e Kryeministrit në procesin e dialogut me Serbinë. “Qeveria e Britanisë së Madhe vazhdon mbështetjen për institucionet e Kosovës. Sot, bashkë me ambasadorin Nicholas Abbott, nënshkruam një memorandum mirëkuptimi, me të cilin Mbretëria e Bashkuar do të ofroj mbështetje për Këshillin e ekspertëve dhe Zyrën time, në procesin e dialogut me Serbinë, proces ky i cili po ndërmjetësohet nga BE-ja”, ka shkruar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …