Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, sot zhvillon vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të kryeministrit Zoran Zaev. Takimi ndërmjet dy kryeministrave do të mbahet në orën 14:00. Me rastin e kësaj vizite, Hoti do të zhvillojë edhe takime tjera me liderë politikë në këtë vend. “Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, do të nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit për krijimin e Rrjeteve të pastërta 5G në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti dhe Nën Sekretarit të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, z. Keith Krach”, thuhet në njoftimin e kumtesën e kryeministrisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …