Avdullah Hoti thotë se kanë punuar aq shumë sa që një qeveri për një mandat të plotë nuk do të mund të punonte

Kryeministri Hoti: Takimi në SHBA do të mbahet sërish, sapo të krijohet një ekipë shtetore që përfaqëson Kosovën

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se takimi që pritej të mbahet më 27 qershor në SHBA është shtyrë për një datë tjetër, por se do të udhëtojë për atje sapo t’i vijë ftesa e parë. Kështu ka deklaruar ai teksa thotë se takimi do të mbahet sërish, sapo të krijohet një ekipë shtetore që përfaqëson Kosovën. “Unë kam pasur ftesë që të shkojë, edhe pasi të ndodhë ajo. Por më pas u dakorduam që kjo datë të spostohet për një ditë tjetër. Është spostu deri sa ne të konsilodojmë një ekipë shtetërore që e përfaqëson Kosovën. “, tha ai Tutje, Hoti ka shtuar se do të udhëtojë për në SHBA me ftesën e parë që i vjen nga Shtëpia e Bardhë. Kujtojmë se takimi në SHBA ku pritej edhe të rifillonte dialogu Kosovë-Serbi, u anulua pasi propozua aktakuzë ndaj kryetarit Hashim Thaçi, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …