Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se nuk është e sigurt se nga 1 korriku do të lejohen organizimet e dasmave dhe ahengjeve të ndryshme. Përmes një postimi ai ka pohuar se më 1 korrik, do të këtë takim mes përfaqësuesve të estradës që po kërkojnë lejimin e mbajtjes së ahengjeve dhe Komisionit Ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj Covid-19 për të vlerësuar nëse ka kushte që të zhvillohen aktivitete të tilla. Kryeministri ka paralajmëruar se prioritet i Qeverisë që udhëheq do të jetë shëndeti i qytetarëve dhe se në rast të përkeqësimit të situatës, mund të merren masa për mbrojtje nga përhapja e virusit.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …