Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka thënë se Evropa është e përfshirë në mënyrë indirekte në luftë me Rusinë

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka thënë se Evropa është e përfshirë në mënyrë indirekte në luftë me Rusinë. Ai ka thënë se fakti se shumë shtete evropiane po zotohen të dërgojnë tanke luftarake për të ndihmuar Ukrainën që të luftojë pushtimin rus, tregon se Evropa është e përfshirë tërthorazi në këtë luftë. Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka theksuar më tutje se të qenët anëtare e NATO-s, është jetike për Hungarinë por Qeveria që drejton ai, nuk do të dërgojë armë në Ukrainë, e as nuk do t’i ndërpresë marrëdhëniet ekonomike me Rusinë.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati: UÇK nuk ka kryer krime, ishte ushtri çlirimtare që mbrojti kombin

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, foli para mijëra qytetarëve në protestën e mbajtur në Shkup …