Kryeministri i Hungarisë bëri të ditur se nuk do ta lejojë përhapjen e fesë islame në vend. Duke folur para deputetëve në përvjetorin e pestë të Kushtetutës së re të Hungarisë, Viktor Orban, tha se, qëllimi parësor i këtij dokumenti ishte që të siguronte gjuhën dhe kulturën hungareze. Për këtë arsye, qeveria hungareze do të jetë kundër çdolloj fryme që do të cenonte këto parime.“Ne kemi të drejtën të zgjedhim me kë dëshirojmë të jetojmë ose jo. Të jem i qartë dhe pa vend për keqkuptime, përhapja e Islamit është e ndaluar me Kushtetutë në Hungari”,- deklaroi Orban në fjalën e tij. Ndër të tjera, kreu i qeverisë theksoi se emigrantët e pa ligjshëm do të kthehen menjëherë në vendet transit ose në vendet e tyre të origjinës. Në kufirin e Hungarisë me Serbinë, vitin e shkuar u vendos një tel me gjemba për të ndalur emigrantët që të kalonin kufirin, për të shkuar drejt vendeve të tjera evropiane.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …