Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ishte në krye të Qeverisë holandeze nga viti 2010. Ai pritet të konfirmohet në pozitën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s brenda ditësh. Vizitën e fundit në Kosovë e zhvilloi korrikun e kaluar, kur së bashku me homologun e atëhershëm nga Luksemburgu, Ksavier Bettel, u bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i ulnin tensionet dhe t’i ktheheshin dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, shkruan Radio Evropa e Lirë. Tensionet mes dy vendeve ishin në kulm, pasi në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, pushtetin e morën kryetarët e zgjedhur shqiptarë. U bëjmë thirrje të dyja palëve që të marrin pjesë në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, ta shtensionojnë situatën dhe përfundimisht t’i normalizojnë marrëdhëniet”, shkroi Rutte.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri: LDK nuk do të bashkëpunojmë me LV-në për qeverinë, vetëm me Abdixhikun si kryeministër
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se partia e tij nuk do të formojë …