Victor Orban

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka mbajtur një qëndrim kundër Kosovës, duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Veri

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka mbajtur një qëndrim kundër Kosovës, duke iu referuar zhvillimeve më të fundit të ndodhura në Zveçan, ku u vra efektivi Afrim Bunjaku. Orban shprehet se  tensionet e fundit i ka shkaktuar Kosova dhe jo Serbia dhe madje ai kërkon që “kosovarët të ndalojnë së provokuari serbët”. Miku i presidentit serb Vuçiç shprehet se janë qesharake kërkesat e Kosovës që t’i vihen sanskione Serbisë. Serbët janë përballur me provokime në dy vitet e fundit rregullisht. Prandaj na duhet ta kuptojmë që kosovarët duhet të sillen në mënyrë tjetër, mos provokoni serbët! Provokimet çojnë në përgjigje që rezultojnë në stabilitet. Prandaj, pa Serbinë nuk ka stabilitet në Ballkan. Pra, unë jam në favor që ta ndihmojmë Serbinë që ta stabilizojë rajonin”, tha Orban në takimin joformal të krerëve të qeverive të BE-së në Granada të Spanjës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …