Kryeministri i Irakut, Adel Abdul Mahdi, kërkoi tërheqjen e trupave amerikane nga vendi

Kryeministri i Irakut, Adel Abdul Mahdi, kërkoi tërheqjen e trupave amerikane nga vendi

Kryeministri i Irakut, Adel Abdul Mahdi, i kërkoi Sekretarit amerikan të Shtetit, Majk Pompeo, përgatitjen e një mekanizmi për tërheqjen e trupave amerikane nga vendi. Mahdi e bëri kërkesën gjatë një bisede telefonike me sekretarin Pompeo, pas vendimit të Kuvendit të Irakut  i cili votoi pro dëbimit të trupave amerikane nga vendi. Parlamenti e ndërmori këtë veprim, pas vrasjes së komandantit iranian Kasem Suleimani, gjatë javës së kaluar në Irak, nga ana e Shteteve të Bashkuara. Në shenjë hakmarrje, Irani sulmoi dy baza ushtarake në Irak të cilat strehonin trupat e SHBA-së. Në Irak gjenden 5 mijë trupa amerikane. Kryeministri irakian i ka kërkuar sekretarit Pompeo që të dërgojë përfaqësuesit amerikanë për të përgatitur planet, për një tërheqje të sigurt të trupave amerikane. Mirëpo Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk e kanë në plan t i tërheqin  forcat nga Iraku.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …