Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen sot ndaras me liderë të caktuar, në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen sot ndaras me liderë të caktuar të Bashkimit Evropian. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili ka deklaruar se të enjten në Bruksel nuk do të ketë takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. i theksoi po ashtu se presin që të dyja palët, Serbia dhe Kosova, të kthehen menjëherë dhe pa kushte në përmbushjen e detyrimeve të tyre që rrjedhin nga dialogu, të fillojnë menjëherë dhe pa kushte të punojnë për de-përshkallëzimin ose të vazhdojnë punën për de-përshkallëzim.

 Qeveria e Kosovës ka njoftuar se kryeministri Kurti në margjinat e samitit të liderëve të shteteve anëtare të BE-së, do takojë liderët e Gjermanisë, Olaf Scholz, Francës, Emmanuel Macron, e të Italisë Giorgia Meloni, si dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …