Franca: Serbia e Kosova të angazhohen me të njëjtën frymë kompromisi në zbatimin e marrëveshjes thelbësore për stabilitetin në Ballkan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ulën bashkë në takimin e radhës në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ulën bashkë takimin e radhës në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Paraprakisht, të dy udhëheqësit u takuan veç e veç me zyrtarët evropianë. Po ashtu u  takuan edhe me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerijës,  për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Përmbajtja e dokumentit ende  nuk është bërë publike, por, sipas një drafti që është parë nga Radio Evropa e Lirë, propozimi parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë. Propozimi nuk përfshin njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë, por përkushtimin e të dyja palëve që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese. Një zyrtar i lartë i BE-së ka thënë të premten se e kupton që kryeministri Kurti dhe kryetari  Vuçiq nuk e kanë të lehtë ta arsyetojnë në vendet e tyre pranimin e këtij propozimi, por ka nënvizuar se nuk kanë zgjidhje më të mirë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …