Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje ka filluar vizitën zyrtare në Britaninë e Madhe. Në ditën e parë të vizitës, Kurti ka mbajtur ligjëratë në “Oksford Union”, ndërsa është shprehur i nderuar që pati mundësi të flas për Kosovën. Është nder për mua që pata mundësinë të flisja në Oksford Union për Republikën tonë të re, origjinën, rrugëtimin dhe fatin e saj. Sot, Kosova është një histori suksesi, një fitore e demokracisë dhe një perspektivë premtuese për socialdemokracinë”, ka shkruar Kurti. Gjatë qëndrimit në Britaninë e Madhe, kryeministri pritet të zhvillojë takime të nivelit të lartë. Në mesin e tyre, ai do të takohet me Sekretaren britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss. Sot Albin Kurti do të mbajë ligjeratë edhe në Universitetin Kembrixh.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …