Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit duke folur për grevën në arsim, përmendi sërish shprehjen “vëlla” me të cilën iu kishte drejtuar pa të keq por me qëllim mirëkuptimi kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj. Para deputetëve, Kurti ka thënë se është irrituar nga shprehje, pasi ka kaluar koha kur dikush bëhet kryeministër me vëllezër. “Unë i kam dy vëllezër, por asnjëri prej tyre nuk ka ardhur asnjëherë në qeveri. Unë besoj se vëllezërit janë për të shpija, sepse ka kaluar koha kur dikush bëhet kryeministër me vëllezër. Natyrisht, irritohem kur dikush vjen në qeveri dhe më thotë vëlla”, ka thënë Kurti në Kuvendin e Kosovës. Jo vetëm ndër shqiptarë por kudo në gjuhët e popujve të botës përdoret fjala vëlla edhe për shokun apo mikun, por Albin duket se është fyer rënë pse i thotë vëlla një mësimdhënës, si Rrahman Jasharaj, po t i kishte thënë vëlla, Bekim Jashari, me siguri se Kurti nuk do të kishte reaguar, por do ta kishte marrë si një kompliment të veçantë.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …