Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar dhe ka biseduar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Berlin. Ai po merr pjesë në kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë . Në njoftimin për takimin me Scholz, ai nuk përmendi dialogun me Serbinë përveçse raportet Kosovë-Gjermani, si dhe ideologjinë e përbashkët politike. Ishte kënaqësi të marr pjesë në kongresin e partisë SPD të këtij viti, ku pata një takim të frytshëm me kancelarin e Gjermanisë, duke nënvizuar fuqinë e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe vizionin tonë të përbashkët si socialdemokratë që nxisin drejtësinë, përparimin dhe prosperitetin për qytetarët tanë”, ka shkruar Kurti pas takimit me Scholz.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …