Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ministren finlandeze, Tytti Tuppurainen dhe ministrin e Irlandës, Thomas Birn

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ministren finlandeze, Tytti Tuppurainen dhe ministrin e Irlandës, Thomas Birn

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  është takuar me ministren finlandeze për Çështje Evropiane, Tytti Tuppurainen dhe ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Birne si dhe delegacionet e tyre. Ai u shprehu mirënjohje Finlandës dhe Irlandës për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës në rrugëtimin e saj. Ne e kemi këtë lidhje të dyfishtë, dypalëshe dhe përmes Brukselit. Jemi shumë të lumtur që ju kemi në Kosovë, në këto kohë të vështira, por kohë nga të cilat do të dalim edhe më të fortë se sa jemi aktualisht. Besoj se BE-ja, Finlanda, Irlanda, Ballkani Perëndimor, Republika e Kosovës, kanë shumë për t’i dhënë secilit, përvoja, bashkëpunim në rritje, tregti ekonomike, kulturë e kështu me radhë, dhe ndihmë për një Evropë dhe BE më të mirë, në aspektin e përparimit dhe mbrojtjes”, tha Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …