leoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arsyetuar aksionin e 13 tetorit të Policisë kundër kontrabandës së mallrave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arsyetuar aksionin e 13 tetorit të Policisë kundër kontrabandës së mallrave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arsyetuar aksionin e 13 tetorit të Policisë dhe Doganës së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave, duke thënë se për stabilitetin e institucioneve dhe sundimit të ligjit “nuk mund të ketë stabilitet të krimit”. “Ne luftojmë me grupet kriminale që janë multietnike, siç janë edhe shqiptarët, boshnjakët dhe serbët. Ne do të luftojmë kundër saj me çdo çmim. Për shembull, dje në mëngjes kishte një aksion në katër komuna të ndryshme në Kosovë: Pejë, Prishtinë, Mitrovicën e Veriut dhe atë të Jugut ku kriminelë të ndryshëm shqiptarë dhe serbë kanë bashkëpunuar”, tha Kurti më 14 tetor në Shkup. Ky operacion u prit me protesta dhe bllokada në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan, me ç’rast u lënduan dhjetë policë si dhe dhjetë qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …