Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Forumin Ekonomik që po i mbanë punimet në Davos të Zvicrës, është takuar me Ndihmës-sekretarin Amerikan për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien. Ai ka thënë se diplomatit amerikan, O’Brien i ka shprehur vlerësimin e tij lidhur me përparimin ekonomik dhe demokratik të Kosovës dhe për përmbajtjen përballë sulmeve e provokimeve. Ne jemi treguar shumë të përmbajtur përballë sulmeve dhe provokimeve nga Serbia. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleate të çmuara për vendin tonë. Ne presim bashkëpunim të vazhdueshëm ka shkruar Albin Kurti, në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …