Ai në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, është pyetur nëse do t’i vizitojë ata në Hagë, njëjtë siç ka vepruar homologu i tij shqiptar, Edi Rama. Kurti ka thënë se krerët e UÇK-së, të cilët ai i ka quajtur “luftëtarë të dalluar të UÇK-së” janë duke u mbajtur ë Hagë në një paraburgim të stërzgjatur. “Unë kam konsideruar që më e rëndësishmja për fazën nëpër të cilën kalojmë, për Gjykatën Speciale, që nuk është e lëvdueshme për nga transparenca, të kontaktoj, komunikoj, diskutoj me avokatët e luftëtarëve të UÇK-së që janë në Hagë e po mbahen në paraburgim të stërzgjatur. Mbase edhe mund t’i vizitoj, por po tregoj çka është më e rëndësishme të bëj unë si kryeministër. E kjo është komunikimi dhe diskutimi me avokatët e mbrojtjes, të cilët i kanë klientët e tyre ndaras të cilët paguhen shumë nga Republika e Kosovës, e në anën tjetër që të gjithë të pandehurit konsiderohen së bashku, nga Prokuroria për të keq, edhe nga ana e Republikës së Kosovës, që ata i njeh si luftëtarë të dalluar të UÇK-së”, ka thënë Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve
Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …