Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hartuar një propozim të ri prej 8 pikash për shtendosjen e situatës në veri të vendit. Nëpërmjet një videoje të postuar në facebook, Kurti ka parashtruar 4 pika të cilat Kosova është e gatshme t’i ndërmarrë për shtensionimin e situatës. Nga ana tjetër ai caktuar edhe 4 pikat që pret të zbatohen nga Serbia për të bërë të mundur uljen e tensioneve. Ai shkruan se 8 pikat ia ka parashtruar edhe kryediplomatit të BE-së Josep Borrell duke i theksuar se është i gatshëm për t’u angazhuar në gjetjen e një zgjidhje. Në hapat e Kurtit për uljen e tensioneve, përfshihen reduktimi i pranisë së policisë në veri të vendit, zgjedhje të parakohshme të cilat mundësohen pas peticionit të firmosur nga 20% e serbëve në 4 komunat e veriut. Por edhe nga Serbia ai kërkoi respektimin e 4 pikave, mes tyre tërheqja e protestuesve të dhunshëm në veri të vendit, tërheqja e trupave ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën si dhe që serbët të mos pengohen për të votuar në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …