Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Malit të Zi, Ferhat Dinosha. “Fqinjësia e mirë është prioritet i Qeverisë së re dhe se takimi me ambasadorin, z. Dinosha është fillimi i këtij rrugëtimi. Si dy shtete duhet të bëjmë shkëmbimin e përvojave me qëllimin e krijimit të raporteve të sinqerta fqinjësore”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit. Sipas këtij njoftimi, ambasadori Dinosha i ka shprehur kryeministrit Kurti urimet e shtetit të tij, duke e përcjellë edhe urimin e kryeministrit Dushko Markoviq dhe të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi. “Rruga në integrim evropian është rrugë e përbashkët. Sfidat me të cilat ballafaqohen të dy shtetet tona në shumicën e rasteve janë të ngjashme e jo rrallëherë janë edhe të njëjta, prandaj kemi shumë mësime që mund të nxjerrim prej njëra-tjetrës”, është thënë në këtë njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …