Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett. Sipas njoftimit të Qeverisë, ambasadori Kosnett e përgëzoi kryeministrin për performancën e deritanishme të qeverisë, aprovimin e buxhetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si dhe për masat e ndërmarra dhe angazhimin e qeverisë në lidhje me koronavirusin. Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin, z. Kosnett, për përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtetin e Kosovës. Më tutje ai theksoi se për vendin, në këto momente, është jashtëzakonisht e rëndësishme t’i kushtohet tërësisht vëmendje aspektit shëndetësor të njerëzve dhe vitalitetit të ekonomisë”, është bërë me dije në njoftimin e Qeverisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …