leoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim delegacionin amerikan në krye me zyrtaren, Elizabeth Randall

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim delegacionin amerikan në krye me zyrtaren  Elizabet Randall, këshilltare e sigurisë e kryetarit Joe Biden. Gjatë këtij takimi Kurti ka shprehur mirënjohje për Amerikën  dhe mbështetjen e saj. Kryeministri Kurti po ashtu theksoi dimensionin e aleancës dhe partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë takim përveç të tjerash është biseduar edhe për intervenimin  rus në Ukrainë, situatën e re politike dhe nevojën për kujdes të shtuar në këtë pjesë të Evropës. Kryeministri më tej ka thënë se Kosova i është bashkuar sanksioneve evropiane dhe amerikane kundër Rusisë, si dhe ka shprehur gatishmërinë për të pranuar dhe mundësuar kushte pune për 20 gazetarë ukrainas si dhe gatishmëri për strehim të deri 5000 refugjatëve nga Ukraina.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …