Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim një delegacion franko-gjerman. Pjesë e këtij delegacioni janë këshilltari i kancelares gjermane, Angela Merkel, z Jan Hecker, dhe ai i presidentit francez, Emmanuel Macron, z, Emmanuel Bonne. Mediet janë lejuar që të marrin vetëm pamje para këtij takimi, derisa është dhënë se nuk do të ketë deklarime për medie. Në takim është parë edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt. Vizita e tyre në Prishtinë përkon me rritjen e presionit për heqjen e taksës dhe rinisjen e dialogut me Serbinë. Kryeministri Kurti ka kërkuar që BE-ja ta luajë rolin e vet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …